Ndërlidhjet

Loriana Kuka fiton medaljen e artë në Grand Prix Antalya


Xhudistë nga Kosova në njërën nga garat e tyre - Foto nga arkivi
Xhudistë nga Kosova në njërën nga garat e tyre - Foto nga arkivi

Xhudistja nga Kosova, Loriana Kuka, ka fituar medaljen e artë në turneun Grand Prix, që po mbahet në Turqi.

Xhudistja kosovare mposhti kundërshtaren nga Ukraina, Anastasiya Turchy, në fund të meçit për kategorinë deri në 78 kilogramë.

Lajmin për fitoren e Kukës e ka bërë të ditur trajneri i Xhudos, Driton Kuka në një postim në rrjetin social, Facebook.

Medaljen e artë, para Loriana Kukës, në këtë turne në kategoritë e tyre, i fituan edhe xhudistet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, ndërsa Fjolla Kelmendi fitoi të argjendtën.

XS
SM
MD
LG