Ndërlidhjet

Rohani: SHBA do të pendohet nëse tërhiqet nga marrëveshja bërthamore


Presidenti i Iranit, Hassan Rohani.
Presidenti i Iranit, Hassan Rohani.

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, paralajmëroi se Uashingtoni "do të pendohet" nëse ai shkel marrëveshjen e vitit 2015 midis Teheranit dhe fuqive botërore, për frenimin e programit bërthamor të Republikës Islamike.

"Ne nuk do të jemi të parët që do të shkelim marrëveshjen, por ata duhet ta dinë se do të pendohen nëse e shkelin", tha Rohani në një konferencë në Teheran.

"Jemi shumë më të përgatitur seç mendojnë ata. Nëse e shkelin këtë marrëveshje, ata do t'i shohin rezultatet brenda një jave, më pak se një javë", tha Rohani.

Komentet vijnë pak kohë para 12 majit, afatit që ka caktuar presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për përmirësimin e marrëveshjes bërthamore me Iranin.

Me paktin e vitit 2015, Teherani është pajtuar të frenojë aktivitetet bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare kundër tij.

Trump ka thënë se Teherani është duke shkelur “frymën” e marrëveshjes me hedhjen e vazhdueshme të raketave balistike dhe me mbështetjen e militantëve në rajon.

Presidenti amerikan ka kërcënuar se do të tërhiqet nga marrëveshja nëse ajo nuk përmirësohet.

XS
SM
MD
LG