Ndërlidhjet

Pakistani nis fushatë masive për vaksinim kundër virusit polio


Një djalosh duke u vaksionuar kunër virusit polio në Karaçi, Pakistan.
Një djalosh duke u vaksionuar kunër virusit polio në Karaçi, Pakistan.

Pakistani ka nisur një fushatë të vaksinimit kundër virusit polio duke synuar që të shtrijë aksionin në 38.7 milionë fëmijë.

Virusi polio mund të ndikojë në paralizim dhe ka kapacitet vdekjeprurës, derisa Pakistani është një prej vendeve të fundit në botë, në të cilin gjendet një virus i tillë.

Afro 260,000 vullnetarë dhe punëtorë janë mbledhur në gjithë Pakistanin, në përpjekje për të vaksinuar secilin fëmijë prej moshës 5 vjeçare e tutje.

Koordinatori nacional për këtë vaksinim, Mohammad Safdar ka njoftuar se fushata do të zgjasë 1 javë.

Ai ka thënë se autoritetet shpresojnë që një fushatë e tillë të nisë edhe në rajonet fisnore të Pakistanit.

“Jemi shumë afër për ta zhdukur këtë sëmundje”, ka thënë Safdar për Reuters, duke u bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me vullnetarët.

Pakistani është një nga tri shtetet e vetme në botë, duke përfshirë Afgaanistanin dhe Nigerinë që përballet me këtë virus endemik që prek fëmijët e vegjël.

Ky shtet nuk duhet të ketë asnjë rast të paraqitur për tri vite rradhazi në mënyrë që Organizata Botërore e Shëndetësisë të konsiderojë se Pakistani ka zhdukur virusin nga territori i tij.

XS
SM
MD
LG