Ndërlidhjet

Rusi: Stafi i një spitali do të ndiqet penalisht, pas vdekjes së një pacienteje


Personeli i një spitali rus do të ndiqen penalisht pas vdekjes së një pacienteje, i cili gabimisht ishte injektuar me formaldehid, substancë kjo që përdoret për të balsamuar kufomat, ka thënë një zyrtar.

Pjesëtarët e stafit mjekësor që janë fajësuar për vdekjen e Yekaterina Fedyayeva, janë larguar nga puna në spitalin në Ulyanovsk. Ata tashmë do të ndiqen penalisht, ka njoftuar ministri i Shëndetësisë, Rashid Abullov.

Pas një operacioni të suksesshëm më 15 mars, një motër mjekësore kishte injektuar gabimisht pacienten me formaldehid, ka thënë Abdullov.

Stafi i spitalit, për 24 orë nuk kishte njoftuar për gabimin e bërë.

“Hapa të shpejt do të merren, informacioni do të duhej të bëhej publik menjherë”, ka thënë Abdullov.

“Stafi mjekësor është pushuar nga puna pas kësaj tragjedie. Ata do të përballen me drejtësinë”, ka thënë tutje ai.

XS
SM
MD
LG