Ndërlidhjet

Algjeri: Rrëzohet një avion ushtarak, raportohet për viktima


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese

Shumë njerëz besohet se kanë humbur jetën, pasi një avion ushtarak me mbi 100 njerëz në bord, është rrëzuar në Algjeri, kanë raportuar mediat lokale.

Avioni është rrëzuar në afërsi të aeroportit Boufarik, që gjendet në veri të Algjerisë.

Pamjet e shfaqura në televizione tregojnë tym dhe flakë nga vendi ku është rrëzuar avioni.

Algeria24 ka raportuar se avioni ushtarak i transportit është rrëzuar pak minuta pasi është ngritur në ajër dhe të paktën 105 persona kanë vdekur.

Agjencia shtetërore e lajmeve ka thënë se avioni i rrëzuar është prodhim sovjetik i tipit Il-76. Avioni ishte nisur për në Bechar në jugperëndim të Algjerisë.

Ende nuk dihet shkaku i rrëzimit të avionit.

Boufarik gjendet rreth 30 kilometra larg kryeqytetit Algeiers.

XS
SM
MD
LG