Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Thaçi e Haradinaj mbështesin vendimin e SHBA-së për nisje të sulmeve në Siri


Ilustrim

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar përmes një postimi në Twitter se mbështet plotësisht sulmet e Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës kundër regjimit johuman të Assadit.

Ai ka thënë se udhëheqësit e këtyre tri vendeve kanë mbështetjen e të gjithë atyre që konsiderojnë linjë të kuqe përdorimin e armëve kimike kundër njerëzve të vendit të vet.

Edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas vendimit të Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe Francës për të nisur sulme drejt lokacioneve ushtarake siriane, në përgjigje të sulmit të dyshuar me armë kimike në qytetin sirian, Duma.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se “sulmet me armë kimike ndaj civilëve të pafajshëm janë të pafalshme” dhe se veprimet për të vendosur paqe janë të nevojshme.

“Kosova i qëndron në krah intervenimit të aleatëve euroatlantik për ta ndalur regjimin e Asadit në Siri. Sulmet me armë kimike ndaj civilëve të pafajshëm janë të pafalshme dhe përpjekja e vendeve demokratike për të vendosur paqe në këtë vend është veprim tejet i nevojshëm”, ka thënë ai.

Më 13 prill, përmes një fjalimi televiziv presidenti Trump ka njoftuar për vendimin e SHBA-së dhe aleatëve për të sulmuar Rusinë, teksa ka kritikuar ashpër Rusinë dhe Iranin, duke i cilësuar këto vende, përgjegjëset kryesore për përshkallëzimin e situatës.

Lexoni edhe këtë artikull: SHBA dhe aleatët sulmojnë Sirinë

XS
SM
MD
LG