Ndërlidhjet

Nis ndërtimi i autostradës Prishtinë - Dheu i Bardhë


Pamje nga droni të një autostrade në Kosovë
Pamje nga droni të një autostrade në Kosovë

Kanë nisur të dielën punimet për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë. Autostrada do të jetë e gjatë 22.6 kilometra, me katër korsi, ndërsa kohëzgjatja e realizimit të këtij projekti është 30 muaj.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ishte i pranishëm në ceremoninë e fillimit të ndërtimit të kësaj autostrade, ka thënë se rreth 87 milionë euro të pjesës së parë të projektit janë të zotuara.

“Ajo që më bën të krenohem sot, është se po i dalim zot çdo pjese të atdheut dhe Prishtina, do të jetë e lidhur me Pejën, Gjakovën, Gjilanin, Preshevën, Shkupin, Tiranën. Pra, gjithë infrastruktura e Kosovës do të jetë e përmbyllur. Deri më vitin 2023 asnjë qendër e Kosovës nuk do të jetë e palidhur me auto-rrugë”, ka thënë Haradinaj.

Kosova deri më tani e ka të përfunduar autostradën që e lidh Kosovën me Shqipërinë të quajtur "Ibrahim Rugova" dhe është në përfundim e sipër të autostradës Prishtinë – Hani i Elezit, që lidh Kosovën me Maqedoninë.

XS
SM
MD
LG