Ndërlidhjet

Vdes ish-Zonja e Parë amerikane Barbara Bush


Ish-Zonja e Parë amerikane, Barbara Bush, foto nga arkivi
Ish-Zonja e Parë amerikane, Barbara Bush, foto nga arkivi

Ish-Zonja e Parë amerikane, Barbara Bush ka vdekur në moshën 92 vjeçare, ka njoftuar familja e saj.

“Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara dhe përkrahësja e pamëshirmshme e edukimit familjar Barbara Pierce Bush ka vdekur më 17 prill në moshën 92 vjeçare”, ka njoftuar përmes një deklarate, zyra e ish-presidentit amerikan, George H.W. Bush.

Ata kanë qenë të martuar për 73 vjet ndërsa zonja Bush ka qenë njëra nga dy Zonjat amerikane që kanë qenë edhe nëna të presidentëve të SHBA-së.

Djali i çiftit, George W. Bush, ka shërbyer dy mandate si president amerikan nga 2001 deri më 2009.

Zonja tjetër e Parë amerikane, djali i së cilës është bërë president ka qenë, Abigail Adams, gruaja e John Adams dhe nëna e John Quincy Adams.

XS
SM
MD
LG