Ndërlidhjet

Aliyev nis mandatin e katërt si president i Azerbajxhanit


Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, foto nga arkivi.
Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, foto nga arkivi.

Lideri autoritar, Ilham Aliyev ka dhënë betimin për mandatin e tij të katërt si presidentit i Azerbajxhanit, pas fitores së tij në zgjedhje, të cilat janë bojkotuar nga kundërshtarët dhe janë kritikuar nga vëzhguesit ndërkombëtarë.

Ceremonia e 18 prillit shënon fillimin e mandatit të ri shtatëvjeçar për 56 vjeçarin Aliyev, i cili ka qenë president qysh pak para vdekjes së babait të tij, Heydar Aliyev, në vitin 2003.

Komisioni Qendror Zgjedhor ka thënë javën e kaluar se Aliyev ka fituar 86.1 përqind të votave me 11 prill, në zgjedhjet e bojkotuara nga partitë kryesore të opozitës.

Vëzhguesit ndërkombëtarë kanë thënë se fitorja e Aliyevit është shënuar me “parregullësi serioze” dhe me mungesë të garës reale.

Më 5 shkurt, Aliyev ka njoftuar se ai është duke afruar datën e zgjedhjeve për datën 11 prill, ndonëse procesi zgjedhor ishte planifikuar të mbahej më 17 tetor.

Qeveria ka thënë se ky ka qenë hap i nevojshëm për të anashkaluar mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare më 2025.

Zgjedhjet kanë ardhur pas përkeqësimit të kushteve ekonomike, të cilat kanë nxitur protesta kundër qeverisë.

XS
SM
MD
LG