Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Turqia zgjat gjendjen e jashtëzakonshme


Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, në Parlamentin e Turqisë - foto arkivi

Parlamenti i Turqisë votoi të mërkurën për të zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme në këtë vend edhe për tre muaj të tjerë.

Me këtë veprim, Turqia do të qeverisë me ligje emergjente për plot dy vjet.

Gjendja e jashtëzakonshme është vendosur pas përpjekjes për grushtshtet kundër qeverisë, më 15 korrik të vitit 2016.

Parlamenti turk është i dominuar nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Me ligjet emergjente, mbi 50,000 njerëz janë arestuar dhe rreth 150,000 të tjerë kanë humbur punën, nën akuzat se kanë pasur lidhje me organizatorët e përpjekjes për puç.

Gjendja e jashtëzakonshme i jep qeverisë pushtet gjithëpërfshirës për të sunduar me dekret.

Opozita në Turqi vazhdimisht ka kërkuar t'i jepet fund kësaj gjendjeje.

XS
SM
MD
LG