Ndërlidhjet

Mjeku Hans Asperger 'bashkëpunoi me nazistët'


Foto arkivi
Foto arkivi

Dokumente të sapozbuluara tregojnë se Hans Asperger, pediatër, emri i të cilit përshkruan një formë të autizmit, ka qenë i përfshirë në mënyrë aktive në programin e regjimit nazist për "vrasjen e lehtë" të pacientëve në Austri.

Provat vijnë nga dokumente të epokës naziste dhe të dhënat e pacientëve.

Sipas tyre, Asperger i ka referuar fëmijët në një klinikë famëkeqe të eutanazisë, apo "vrasjes së lehtë".

Asperger ka thënë se i ka mbrojtur pacientët e tij nga regjimi nazist.

Por, dëshmitë e pacientëve dhe dokumentet tregojnë se ai i ka dërguar fëmijët në klinikën Am Spiegelgrund në Vjenë, ku ata janë vrarë.

Të zbuluara nga historiani mjekësor austriak, Herwig Czech, dokumentet u publikuan në revistën Molecular Autism.

Thuhet se 789 fëmijë janë vrarë në klinikën Am Spiegelgrund.

Asperger nuk ka qenë anëtar i partisë naziste.

Në vitin 1980, përpara se të vdiste në moshën 74-vjeçare, ai ka thënë se ka qenë i kërkuar nga policia sekrete e epokës naziste, Gestapo, për shkak se ka refuzuar t'i kthejë fëmijët tek ajo.

XS
SM
MD
LG