Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Lista Serbe heq dorë nga themelimi i njëanshëm i Asociacionit


Lista Serbe, e cila përfaqëson komunitetin serb në institucionet lokale dhe qendrore të Kosovës ka konfirmuar se ka hequr dorë nga shpallja e njëanshme e Asociacionit / Bashkësisë së komunave me shumicë serbe për datën 20 prill, siç ishte paralajmëruar para pak ditësh.

Përfaqësuesit e Listës kanë zhvilluar sot një takim me Ekipin Drejtues për statutin e Asociacionit, të cilin e ka formuar Qeveria e Kosovës.

Në këtë takim, Igor Simiq, tha se Lista mbetet e hapur për bisedime dhe zgjidhje kur është në pyetje formimi i Asociacionit, ashtu siç është arritur marrëveshja në Bruksel ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

“Shumë kanë pritur që ne sot të nisemi ashtu siç serbët shpesh veprojnë, së pari me zemër pastaj me tru”, tha Simiq, duke shtuar se kësaj radhe do të veprohet me tru në mënyrë që nesër askush të mos i fajësojë serbët se kanë marrë vendime të njëanshme.

"Kur kemi pritur pesë vjet, do të presim edhe tre muaj e gjysmë”, ka thënë Simiq, ngjashëm siç kishte deklaruar një ditë më parë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Sipas tij, Ekipi drejtues për statutin do të punojë duke u mbështetur në marrëveshjen e Brukselit.

XS
SM
MD
LG