Ndërlidhjet

Times publikon listën e personave me më së shumti ndikim më 2018


Protestat në kërkim të ligjeve më të ashpra për armët në Uashington.
Protestat në kërkim të ligjeve më të ashpra për armët në Uashington.

Revista Time ka publikuar listën e 100 personave me më së shumti ndikim në botë, duke përfshirë në numër rekord të 45 grave dhe 45 personave nën moshën 40 vjeçare.

“Lista e 100 personave me më së shumti ndikim është gjithmonë reflektim i momentit derisa tani duket shumë më ndryshe se në të kaluarën”, ka thënë kryeredaktori i revistës Time, Edward Felsenthal duke treguar se si ka zgjedhur revista personat e listuar.

“Ndikimi nuk njeh kode postale dhe moshë minimale”, ka thënë ai.

Në këtë numër të revistës janë përfshirë edhe kontribuuesit duke dhënë sqarime për personat e zgjedhur.

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama ka thënë të jetë inspiruar nga të mbijetuarit e sulmit në Florida, të cilët kanë organizuar marshe për masa më të rrepta për armët.

Në mesin e 45 grave të zgjedhura kanë qenë edhe Tarana Burke, që ka themeluar fushatën kundër ngacmimit seksual, #edheunë si dhe aktivistja për të drejtat e njeriut, Nice Nailantei Leng’ete, e cila ka punuar për dhënien fund të gjymtimit gjenital femëror në Kenia.

Në këtë listë përfshihen edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, trashëgimtari i fronit në Arabinë Saudite, princi Mohammed bin Salman, udhëheqësi i Londrës, Sadiq Khan, presidenti i Kinës, Xi Jinping, lideri verikorean, Kim Jong un dhe shumë të tjerë.

XS
SM
MD
LG