Ndërlidhjet

Turqia thotë se SHBA duhet të shqetësohet për zgjedhjet e saj


Kryeministri i Turiqsë, Binali Yildirim.
Kryeministri i Turiqsë, Binali Yildirim.

Kryeministri i Turiqsë, Binali Yildirim, tha se Shtetet e Bashkuara kanë hedhur dyshime mbi ndershmërinë e zgjedhjeve të parakohshme në Turqi, por shtoi se SHBA-ja duhet të përqendrohet në shqetësimet e elektoratit të saj, pas ndërhyrjes së dyshuar të Rusisë.

"Ata duhet të shohin veten së pari. Ka kaluar një vit e gjysmë nga zgjedhjet në Amerikë dhe debatet nëse ka pasur mashtrime dhe parregullsi nuk kanë marrë fund ende", tha Yildirim.

Një ditë më parë, zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert, tha se "do të jetë vështirë të mbahen zgjedhje të lira, të drejta dhe transparente" për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme në Turqi, e cila është në fuqi tash gati dy vjet.

Inteligjenca në SHBA ka konstatuar se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale atje në vitin 2016, në favor të zgjedhjes së Donald Trumpit president.

Një varg hetimesh për këtë çështje janë në zhvillim e sipër.

Lexoni edhe këtë:

Erdogan njofton për mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme në Turqi

XS
SM
MD
LG