Ndërlidhjet

Ambasada amerikane në Bosnje: Aludimi në luftë - i papranueshëm


Anëtari boshnjak i Presidencës së Bosnjës, Bakir Izetbegoviq.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Sarajevë shprehu "shqetësim të madh" për retorikën për ndarjen e Bosnjës, e cila, siç tha, shqetëson opinionin.

"Ka qenë vështirë të arrihet paqja në Bosnje. Marrë parasysh të kaluarën jo të largët në Bosnje, përmendja e luftës apo aludimi në luftë është i papranueshëm", thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane.

E njëjta thekson se thirrjet për armatosje janë të rrezikshme dhe se nuk duhet të jenë pjesë e fjalimeve publike.

"Qartë dhe zëshëm u bëjmë thirrje udhëheqësve politikë të përmbahen nga deklaratat e tilla të dëmshme", tha ambasada amerikane në Sarajevë, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Deklarata e anëtarit boshnjak të Presidencës trepalëshe të Bosnjës, Bakir Izetbegoviq, se Federata e Bosnjës duhet të shtrijë prodhimin e armëve, si për treg, ashtu edhe për "mos e dhëntë Zoti", ka nxitur reagime të ashpra të politikanëve në Republikën Sërpska.

XS
SM
MD
LG