Ndërlidhjet

Presidenti i PE-së kërkon të zbardhet vrasja e gazetares malteze


Gazetarja e vrarë malteze, Daphne Caruana Galizia
Gazetarja e vrarë malteze, Daphne Caruana Galizia

Presidenti i Parlamentit Evropian, Antonio Tajan ka bërë thirrje që autoritetet të gjejnë se kush ka urdhëruar vrasjen e gazetares malteze, Daphne Caruana Galizia, pasi kolegët e saj kanë publikuar artikuj të hetimeve që ajo ka bërë, të cilat kanë thelluar më shumë misterin mbi vdekjen e saj.

Caruana Galizia, 53-vjeçare, ishte vrarë vitin e kaluar, pas një sulmi me makinë-bombë. Ajo, para se të vritej kishte ekzposuar korrupsionin në elitën në Maltë.

Këtë javë, gazetarët publikuan një sërë zbulimesh dhe dokumentesh që gazetarja e vdekur kishte pasur në posedim.

Tre persona janë arrestuar lidhur me vrasjen, por Tajani ka thënë se autoritetet duhet të hetojnë nëse fuqi më të larta kanë urdhëruar vrasjen e gazetares.

“Ne nuk do të ndalemi, ne do nuk do t’i ndalim hetimet derisa të gjejmë se kush urdhëroi vrasjen e Daphne Caruana Galizia”, ka thënë Tajani, në një intervistë të publikuar në të përditshmen italiane, La Repubblica.

Tajani ka thënë se vdekja e gazetares duhet të zbardhet, nëse Evropa dëshiron ta distancojë vetën nga shtetet ku gazetarët vriten ose burgosen në mënyrë rutinore, për arsye politike.

XS
SM
MD
LG