Ndërlidhjet

Rusi: Vriten nëntë sulmues të dyshuar në Dagestan


Pjesëtarë të Forcave Speciale ruse në Dagestan. Foto nga arkivi
Pjesëtarë të Forcave Speciale ruse në Dagestan. Foto nga arkivi

Rusia thotë se nëntë kryengritës në rajonin e Dagestanit janë vrarë nga policia, pasi dyshohej se po planifikonin akt terrorist gjatë një feste në muajin maj.

Komitetit anti-terror rus ka shkruar në ueb-faqen e tij se ka pranuar informacione se militantët po planifikonin një sulm. Ata, sipas autoriteteve ruse, ishin fshehur në Derbent, që është qyteti i dytë më i madh në republikën me shumicë myslimane të Dagestanit.

Komiteti tha se zyrtarët kanë gjetur dy grupe të personave të dyshuar në Derbent dhe i ka urdhëruar ata që të dorëzohen. Por, të dyshuarit kanë refuzuar dhe janë vrarë gjatë përleshjeve me armë zjarri.

Në Dagestan, në vitet e fundit ka pasur operacione të ngjajshme të policisë, ndaj pjesëtarëve të dyshuar të grupit militant, Shteti Islamik.

XS
SM
MD
LG