Ndërlidhjet

Asambleja Kombëtare e Francës miraton projektligjin kontravers për imigracion


Dhoma e Ulët e parlamentit në Francë, foto nga arkivi.

Dhoma e Ulët e parlamentit të Francës ka miratuar një projektligj për imigracion që është kritikuar nga të majtët duke u cilësuar shumë kufizues derisa të djathët e kanë konsideruar tejet tolerant.

Asambleja Kombëtare e Francës ka miratuar projekligjin pas 61 orësh debat.

Projektligji është miratur me mbështetjen e partisë së presidentit francez, Emmanuel Macron.

Dhoma e Lartë dhe Senati do të shqyrtojnë të njëjtin në muajin qershor.

Ministri i Brendshëm, Gerard Collomb, ka thënë se masa synon të krijojë “kontrollim më të mirë” të imigrimit.

Përmes projekligjit, është planifikuar që vendimi për azilkërkuesit të bëhet i ditur brenda gjashtë muajve si dhe të bëhet më i lehtë dëbimi i personave që cilësohen si migrantë “ekonomikë”.

Ndërkohë, refugjatëve të pranuar do t’iu rritet ndihma me qëllim të integrimit në shoqëri por edhe për qasje më të mirë në shkollat franceze.

Vitin e kaluar, Franca ka pranuar një numër rekord prej 100,000 azilkërkuesish.

XS
SM
MD
LG