Ndërlidhjet

K.Jugore ndal mesazhet propaganduese afër kufirit me verikoreanët


Një zyrtar kufitar në Korenë Jugore, foto nga arkivi.
Një zyrtar kufitar në Korenë Jugore, foto nga arkivi.

Koreja Jugore ka njoftuar se përkohësisht ka ndalur transmetimin e mesazheve propaganduese afër kufirit Korean, në kohën kur janë duke u bërë përgatitje për takimin mes liderëve të të dy Koreve.

Ministria e Mbrojtjes ka thënë më 23 prill se ky vendim synon të “ulë tensionet në mes të Koresë Jugore dhe asaj Veriore dhe të krijojë atmosferë më paqësore”.

Presidenti i Koresë Jugore, Monn Jae-In pritet të takohet me liderin verikorean, Kim Jong Un më 27 prill në samitin e parë Korean në një dekadë.

Vendimi qëllimmirë vjen pas njoftimit të Kimit më 20 prill se Phenjani do të pezullojë testimet e raketave balistike dhe do të mbyllë zonën bërthamore të testimeve.

Mesazhet propaganduese kundër Koresë Veriore kanë nisur transmetimin afër kufirit mes këtyre vendeve më 1963.

Të njëjtit janë ndalur në të kaluarën kur rivalët kanë përmirësuar marrëdhëniet.

Koreja Veriore po ashtu transmeton mesazhe të ngjashme afër kufirit me jugkoreanët.

XS
SM
MD
LG