Ndërlidhjet

Ish-presidenti Bush shtrohet në spital


George H.W. Bush

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, George H. W. Bush, u shtrua në spital për shkak të një infeksioni.

Mediat amerikane raportojnë se ai është nën kujdes intensiv.

Një zëdhënës i familjes tha se Bush ka marrë një infeksion që po përhapet në gjak, porse ai “po u përgjigjet trajtimeve”.

Bush ka qenë president nga viti 1989 deri më 1993.

Gruaja e tij, Barbara Bush, ka vdekur të martën e kaluar.

Çifti ka qenë i martuar për 73 vjet.

XS
SM
MD
LG