Ndërlidhjet

Vuçiq: Po përballemi me luftë të vështirë për "ruajtjen e pavarësisë"


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se vendi i tij po përballet me një luftë të vështirë "për ruajtjen e pavarësisë".

"...sepse kur flasim për Kosovën, nuk flasim me atë që duhet, pra Kosovën, por me mbrojtësit e saj të fuqishëm. Është problem kur duhet të bisedoni me ata që e kanë shkatërruar Serbinë në vitin 1999 dhe e kanë njohur shtetin e Kosovës më 2008. Ata janë shumë të fuqishëm", tha Vuçiq në Nish, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Vuçiq tha se, në këtë politikë, Serbia duhet të jetë e arsyeshme dhe racionale, të ruajë pavarësinë e saj, të mbrojë vendin dhe të mos e rrezikojë në asnjë mënyrë.

"Duam të kemi paqe dhe të ardhme", tha Vuçiq.

Kosova dhe Serbia janë duke zhvilluar bisedime në nivel të lartë për normalizimin e marrëdhënieve.

Është thënë se palët duhet të arrijnë marrëveshje ligjërisht të obligueshme për këtë qëllim.

XS
SM
MD
LG