Ndërlidhjet

Vuçiq: Marrëveshja me Kosovën, për gjashtë muaj ose një vit


Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se beson se brenda “gjashtë muajsh apo një viti”, mund të arrihet një marrëveshje përfundimtare me Kosovën.

“Jemi të gatshëm të bisedojmë për çdo çështje, ne jemi të gatshëm të marrin në konsideratë çdo propozim i cili do të nënkuptonte një zgjidhje kompromisi”, ka thënë Vuçiq në një intervistë për The Guardian.

Kosova dhe Serbia, që prej vitit 2011 janë duke mbajtur në Bruksel bisedime të nivelit të lartë për normalizimin e marrëdhënieve.

Është thënë se të dyja shtetet duhet të arrijnë marrëveshje ligjërisht të obligueshme për këtë qëllim.

XS
SM
MD
LG