Ndërlidhjet

NATO mbështet thirrjen e presidentit afgan për bisedime me talibanët


Selia e NATO-s në Bruksel.

NATO shprehu mbështetje të fuqishme për ofertën e presidentit afgan, Ashraf Ghani, për bisedime për paqe me talibanët, duke e përshkruar atë si "mundësi të paprecedent" për t'iu dhënë fund luftimeve në Afganistan.

Në një deklaratë të lëshuar të premten, ministrat e Jashtëm të NATO-s thanë se të 29 aleatët "janë të bashkuar në mbështetjen e tyre për propozimin" dhe se ata do të respektonin një zgjidhje politike që i jep fund dhunës.

Ghani u ka ofruar talibanëve bisedime të pakuështëzuara për paqe, të shoqëruara, mes tjerash, me armëpushim, njohje të tyre si parti politike dhe lirim të disa të të burgosurve.

NATO tha po ashtu se është e hapur për bisedimet midis Kabulit dhe talibanëve, mbi rolin e ardhshëm të bashkësisë ndërkombëtare në Afganistan.

Talibanët kanë insistuar që trupat ndërkombëtare duhet të largohen.

XS
SM
MD
LG