Ndërlidhjet

K. Veriore do të ftojë ekspertë amerikanë gjatë mbylljes së centralit bërthamor


Pamje të testimeve të nëparshme të raketave në Korenë Veriore.

Lideri i Koresë Veriore, Kim Jong Un i ka thënë presidentit jugkorean, Moon Jae-in se ai do të mbyllë zonën shtetërore të testimit bërthamor në muajin tjetër, ka njoftuar zyra e presidentit jugkorean.

“Kim ka thënë gjatë samitit se ai do të përkujdeset për mbylljen e zonës së testimeve bërthamore në maj”, ka thënë një zëdhënës për gazetarët më 29 prill.

Kim ka thënë se ai do të “ftojë ekspertë nga Koreja Jugore dhe Shtetet e Bashkuara për të shikuar procesin në mënyrë që të jetë sa më transparent para komunitetit ndërkombëtar”, ka thënë zëdhënësi, Yoon Young-chan.

Zyra presidenciale e Koresë Jugore ka thënë po ashtu se Kim ka premtuar se do ftojë ekspertë amerikanë dhe gazetarë për të shikuar procesin e mbylljes së zonës.

Në samitin e tyre historik më 27 prill, Kim dhe Moon kanë premtuar se të largojnë armët bërthamore nga Gadishulli Korean si dhe kanë treguar se synojnë t’i japin fund Luftës Koreane të zhvilluar mes viteve 1950-1953.

Presidenti amerikan, Donald Trump pritet të takohet me liderin verikorean në tri apo katër javët e ardhshme, ka thënë lideri amerikan më 28 prill.

XS
SM
MD
LG