Ndërlidhjet

Irani konfirmon arrestimin e profesorit britaniko-iranian


Ilustrim
Ilustrim

Qeveria iraniane ka konfirmuar arrestimin e profesorit britaniko-iranian pas dyshimeve se ka shkelur ligjet e sigurisë.

Zëdhënësi i gjyqësorit të Iranit, Gholamhossein Mohseni Ejehi ka thënë më 29 prill se Abbas Edalat është arrestuar në Teheran më 25 prill.

Edalat është profesor i shkencave kompjuterike në Kolegjin Imperial në Londër dhe ka shtetësi të dyfishtë.

“Konfirmoj arrestimin e tij pas akuzave për siguri, mirëpo nuk mund të jap më shumë detaje”, ka thënë Ejehi për transmetuesin shtetëror IRIB.

Agjencia iraniane e lajmeve Fars ka raportuar më 26 prill se Edalat akuzohet për pjesëmarrje në një “grup të lidhur me Britaninë”.

Është raportuar se përveç Edalat, autoritetet iraniane kanë ndaluar edhe një numër të panjohur të personave.

Të paktën tre shtetas britanikë janë duke u mbajtur të burgosur në Iran.

Garda Revolucionare e Iranit ka arrestuar 30 persona me shtetësi të dyfishtë në tri vitet e fundit, shumicën prej tyre me akuzat për spiunim.

XS
SM
MD
LG