Ndërlidhjet

Kina përgëzon Kimin për ulje të tensioneve


Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi.

Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi ka përgëzuar liderin verikorean, Kim Jong Un për hapat e tij që kanë dërguar në uljen e tensioneve me Korenë Jugore, ka bërë të ditur Kina.

Takimi në Phenjan ka vënë në dukje përmirësimin e marrëdhënieve dhe dëshirën e Pekinit për mbajtur rolin kyç në procesin e paqes në Gadishullin Korean.

Ministria kineze ka njoftuar përmes një deklarate që ministri Wang, i ka thënë Kimit se Pekini mbështet planin e Koresë Veriore për t’u fokusuar në rritjen ekonomike, së bashku me përpjekjet për zgjidhjen e “shqetësimeve të sigurisë” teksa fillon procesin e denuklerizimit.

Kina, “mbështet dhe përshëndet”, takimin e Kimit me presidentin jugkorean, Moon Jae-in, është cituar të ketë thënë Wang.

Marrëdhëniet në mes të Kinës dhe Koresë Veriore janë përmirësuar dukshëm pas vizitës së Kimit në Pekin.

Kina, ndonëse partnerja më e madhe tregtare e Koresë Veriore, i është bashkuar sanksioneve të Kombeve të Bashkuara kundër këtij shteti.

Sanksionet kanë ndërprerë marrëveshjet tregtare në mes të kinezëve dhe verikoreanëve për rreth 90 përqind.

XS
SM
MD
LG