Ndërlidhjet

Afro 100 të vdekur nga stuhia e pluhurit në Indi


Stuhi pluhuri në Indi, foto nga arkivi.

Të paktën 95 persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur pas stuhisë së pluhurit që ka goditur rajonet indiane, Uttar Pradesh and Rajasthan.

Stuhia e së mërkurës ka shkaktuar probleme me energji elektrike, ka shkulur drunjtë dhe ka shkatërruar shtëpitë.

Shumë nga të vdekurit kanë qenë duke fjetur kur shtëpitë e tyre janë shkatërruar, meqë janë prekur nga vetëtima.

Stuhitë e pluhurit janë të zakonshme në këtë pjesë të Indisë, mirëpo humbja e jetëve të kësaj shkalle është e rrallë.

Gjashtëdhjetekatër persona kanë vdekur në Uttar Pradesh, 43 prej të cilëve në distriktin Agra, ku gjendet monumenti, Taxh Mahalla.

Zyrtarët kanë thënë se numri i viktimave mund të rritet.

XS
SM
MD
LG