Ndërlidhjet

BE parashikon rritje ekonomike, paralajmëron Britaninë


Flamuri i Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian.

Bashkimi Evropian pret një rritje të fuqishme ekonomike këtë vit dhe vitin e ardhshëm, mirëpo parashikon se Britania do të përballet me vështirësi pas daljes nga blloku.

BE-ja ka thënë se sipas parashikimeve të fundit, rritja për këtë vit do të jetë 2.3 përqind dhe 2.0 përqind më 2019, për 28 vendet e bllokut dhe 19 anëtarët e Eurozonës që përdorin valutën e njëjtë.

Nënpresidenti i Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis ka thënë se “rritja ekonomike pritet të vazhdojë këtë vit dhe tjetrin, duke mundësuar krijimin e vendeve të reja të punës”.

Bashkimi Evropian ka thënë se pret që Britania të përballet me rritje ekonomike prej 1.5 përqind dhe 1.2 përqind më 2019.

Eurozona ka shënuar rritjen më të madhe ekonomike vitin e kaluar me 2.4 përqind, mirëpo Dombrovskis ka paralajmëruar shtetet e bllokut të bëjnë më shumë reforma për të mos humbur hapin.

XS
SM
MD
LG