Ndërlidhjet

E veja e fituesit të Çmimit Nobel "e gatshme për të vdekur"


Liu Xia me burrin e saj të ndjerë, Liu Xiaobo në Pekin më 2002.

E veja e fituesit të Çmimit Nobel për Paqe, Liu Xiaobo ka thënë se është gati për të vdekur, në shenjë proteste të arrestit shtëpiak nga autoritetet kineze.

Liu Xia, 57 vjeçare gjendet në arrest shtëpiak nga viti 2010, pasi burri i saj është shpërblyer me çmimin Nobel.

Ajo nuk është akuzuar kurrë për ndonjë krim.

Liu Xiaobo ka qenë një nga personat më të zëshëm në fushatën për demokraci dhe është njohur si kritik i shtetit.

Ai ka vdekur vitin e kaluar, derisa ka qenë duke kryer dënimin e tij prej 11 vitesh burgim për “rebelim”.

Prej vdekjes së Liu, janë shtuar shqetësimet për gjendjen e gruas së tij.

Është raportuar se ajo është duke u përballur me depresion pasi ka kaluar disa vite nën vëzhgim të rreptë, derisa gazetarëve u është ndaluar që të takohen me të.

Një mik i saj ka thënë se gjatë një bisede telefonike, Liu Xia ka thënë se për të “është më mirë të vdesë se të jetojë”.

XS
SM
MD
LG