Ndërlidhjet

Pence shtyn udhëtimin në Brazil


Nënpresidenti amerikan, Mike Pence.

Nënpresidenti amerikan, Mike Pence ka shtyrë udhëtimin e tij të planfikuar në Brazil gjatë këtij muaji, pasi presidenti amerikan, Donald Trump është duke u përgatitur për takimin e tij historik me liderin verikorean, Kim Jong Un.

Pence kishte planifikuar një vizitë në Brazil në fund të muajit maj.

Zyra e tij ka njoftuar se udhëtimi është shtyrë për të anashkaluar presionin te burimet e sigurisë kombëtare.

Trump nuk ka njoftuar ende për ndonjë datë apo vendtakim me liderin verikorean, mirëpo ai ka thënë se favorizon mbajtjen e takimit në Zonën e Demilitarizuar, që ndan dy Koretë.

Zyra e Pence ka thënë se qëndrimi i nënpresidentit në SHBA do t’i ndihmojë Trumpit gjatë takimit me delegacionin verikorean.

XS
SM
MD
LG