Ndërlidhjet

Juncker kërkon shtetësi belge për stafin britanik në BE


Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, i ka bërë thirrje Belgjikës që t’i garantojë shtetësi personelit britanik, të cilët kanë shprehur shqetësim për statusin e tyre pas procesit të Brexitit.

Rreth 1,100 shtetas britanikë punojnë për Bashkimin Evropian, në Bruksel dhe Luksemburg.

Juncker i ka bërë thirrje Belgjikës për shtetësinë e këtyre personave dhe i ka kërkuar kryeministrit, Charles Michel, “të tregojë zemergjerësi kur është puna për sigurimin e shtetësisë belge”, për stafin britanik në BE.

Kur Britania të jetë larguar nga Britania e Madhe në marsin e vitit të ardhshëm, britanikët do të humbin shtetësinë evropiane.

Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian janë zotuar se do të mbrojnë të drejtat e qytetarëve pas Brexitit, mirëpo ajo nuk do të thotë se do t’iu garantohet shtetësia.

XS
SM
MD
LG