Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Haradinaj: Sportistët janë ambasadorët më të mirë të paqes


Fotografi nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha sot se sportistët janë ambasadorët më të mirë të paqes, që sipas tij, “kapërcejnë dallimet politike dhe etnike.

Këto komente Haradinaj i bëri gjatë një takimi me kryetarin e e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani dhe kryetarin e Federatës së Karatesë së Kosovës, Ismet Krasniqi.

"Qeveria mbështet sportistët në çdo garë rajonale dhe botërore, duke e vlerësuar lartë rolin e tyre të afrimit, të promovimit të paqes. Ne jemi me fat që shumë sportistë tanë kanë kapërcyer kufijtë dhe jo vetëm kaq, kanë shënuar histori në një vend të huaj, duke përfaqësuar vlerat tona dhe duke na afruar më shumë me popuj të tjerë", u shpreh Haradinaj.

Ekipi i karatesë së Kosovës, do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian, që këtë vit mbahet nga 9 deri më 13 maj në Novi Sad të Serbisë. Në këtë kampionat Kosova do të përfaqësohet me 13 karateistë.

Gjatë këtij takimi u diskutua edhepër përgatitjen e sportistëve të Kosovës për Lojërat e ardhshme Olimpike “Tokio 2020”.

XS
SM
MD
LG