Ndërlidhjet

Vullkani në Havaji shkatërron dhjetëra shtëpi


Vullkani aktiv në Havaji.

Vullkani Kilauea në Havaji ka shkatërruar 26 shtëpi derisa ka nxjerrë llavë qindra metra në ajër, duke lënë të shqetësuar banorët për atë se sa do të zgjasë evakuimi i tyre, raporton AP.

Zyrtarët e Havajit kanë thënë se katër zona të paspecifikuara janë mbuluar me llavë.

Rreth 1,700 banorë që janë evakuuar, janë lejuar të kthehen shpejt në shtëpitë e tyre për të marrë kafshët shtëpiake, ilaçe dhe produkte tjera të nevojshme.

Zyrtarët kanë thënë se banorët mund të shkojnë për kohë të shkurtër në shtëpitë e tyre derisa autoritetet të deklarohen se cilat zona janë të sigurta.

Llava është shpërndarë në një territor prej 36,000 metrash katrorë, ndonëse me shpejtësi të ngadalësuar.

Ende nuk ka informacione se për çfarë periudhe vullkani do të jetë aktiv.

XS
SM
MD
LG