Ndërlidhjet

Ministri i Brendshëm i Pakistanit po shërohet pas tentim-vrasjes


Ministri i Brendshëm i Pakistanit, Ahsan Iqbal.

Ministri i Brendshëm i Pakistanit, Ahsan Iqbal është duke u shëruar në një spital në Lahore pasi është qëlluar me armë zjarri, në një tentim-vrasje, të cilën autoritetet e kanë cilësuar të lidhur me polemikë blasfemike.

Iqbal është sulmuar më 6 maj në provicën Punxhab, në kohën kur po merrte pjesë në një takim.

Është raportuar se sulmuesi është ulur në tokë nga policia derisa po përgatitej për të vazhduar sulmin.

Policia ka arrestuar të dyshuarin, të cilin e ka identifikuar si Abid Hussain, 21 vjeçar.

Agjencia e lajmeve, Reuters ka cituar një raport policor sipas të cilit, Hussain ka pasur lidhje me një parti politike islamiste të quajtur, Tehrik-e Labaik, e cila fokusohet në luftimin e asaj që konsideron blasfemi kundër Islamit.

Kryeministri i Pakistanit, Shahid Khaqan Abbasi ka dënuar sulmin.

Zgjedhjet në Pakistan planifikohet të mbahen këtë verë, mirëpo vëzhguesit kanë deklaruar se votimet mund të shtyhen.

XS
SM
MD
LG