Ndërlidhjet

Malajzia pritet të ketë udhëheqësin më të vjetër në botë


Mbështetësit e Mahathir Mohamad në Malajzi.

Mahathir Mohamad pritet të zgjidhet kryeministër i Malajzisë, pas fitores befasuese në zgjedhje.

Mohamed, 92 vjeç, do të jetë udhëheqësi më i vjetër në botë.

Ai u kthye nga pensioni, dezertoi në opozitë dhe mundi kryeministrin e deritashëm, Najib Razak, i përfshirë nga akuzat për korrupsion.

Fitorja e tij historike ka rrëzuar koalicionin Barisan Nasional, i cili ka qenë në pushtet që nga pavarësia në vitin 1957.

Najib tha se "do të pranojë vendimin e popullit".

Mahathir ka qenë kryeministër, në krye të koalicionit Barisan Nasional, nga viti 1981 deri më 2003.

Ai ka qenë po ashtu mentor i Najibit, i cili u bë kryeministër në vitin 2008.

XS
SM
MD
LG