Ndërlidhjet

Kina do të vazhdojë të respektojë marrëveshjen me Iranin


Ilustrim

Kina tha se do të mbetet e përkushtuar në zbatimin e marrëveshjes bërthamore me Iranin dhe e siguroi atë se do të vazhdojë të blejë gati një të tretën e eksporteve iraniane të naftës.

Komentet vijnë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është tërhequr nga marrëveshja e vitit 2015.

Me këtë marrëveshje - nënshkruese të së cilës kanë qenë Irani, SHBA-ja, Rusia, Kina, Britania, Franca dhe Gjermania - Republika Islamike është dakorduar të frenojë aktivitetin e saj bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

"Shprehim keqardhje për vendimin e SHBA-së", tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Geng Shuang.

Ai tha se Kina dëshiron të "sigurojë integritetin dhe shenjtërinë" e një pakti që Pekini beson se ka qenë i rëndësishëm për frenimin e përhapjes bërthamore dhe nxitjen e stabilitetit në Lindjen e Mesme.

Geng tha se Kina, e cila prej vitesh ka qenë partner i afërt ekonomik me Iranin, do të "vazhdojë bashkëpunimin normal dhe transparent, duke mos shkelur detyrimet ndërkombëtare".

Lexoni edhe këtë:

SHBA tërhiqet nga marrëveshja bërthamore me Iranin

XS
SM
MD
LG