Ndërlidhjet

Trump pret tre amerikanët e liruar nga Koreja e Veriut


Merillend, 10 maj 2018.
Merillend, 10 maj 2018.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, priti tre të burgosurit amerikanë, që u liruan nga Koreja e Veriut.

Trump tha se "është një natë e veçantë për këta njerëz vërtet të mirë", pasi ata arritën në bazën ajrore Andrews pranë Uashingtonit.

Shtëpia e Bardhë tha se lirimi i treshes është një gjest i vullnetit të mirë, përpara takimit të planifikuar midis Trumpit dhe udhëheqësit verikorean, Kim Jong-un.

Trump tha se vendi i takimit do të shpallet "brenda tre ditësh".

Trump dhe Kim kanë shkëmbyer deklarata të ashpra kundër njëri-tjetrit në të kaluarën, për shkak të programit bërthamor të Koresë Veriore.

XS
SM
MD
LG