Ndërlidhjet

Trump dhe Abe bisedojnë për Korenë Veriore


Presidenti amerikan, Donald Trump dhe kryeministri japonez, Shinzo Abe. Foto nga arkivi
Presidenti amerikan, Donald Trump dhe kryeministri japonez, Shinzo Abe. Foto nga arkivi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe sot kanë biseduar për Korenë e Veriut, duke përfshirë edhe takimin mes Trumpit dhe liderit verikorean, Kim Jong Un, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se dy liderët vazhdojnë të jenë përkushtuara për bashkëpunim me Korenë e Jugut dhe “afrimuan qëllimin e përbashkët që Koreja e Veriut të heqë dorë nga armët e saj të shkatërrimit në masë dhe programit të raketave balistike”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti Trump njoftoi sot se do të takohet me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un më 12 qershor në Singapor.

Ky zhvillim vjen pasi Koreja e Veriut ka liruar tre të burgosur amerikanë, të cilët janë kthyer në SHBA.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka qëndruar më 9 maj në Phenjan për të mundësuar lirimin e të burgosurve amerikanë dhe organizimin e takimit Trump-Kim.

Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG