Ndërlidhjet

Kryeministri irakian bën thirrje që të respektohet rezultati zgjedhor


Kryeministri irakian, Haidar al-Abadi. Foto nga arkivi

Kryeministri i Irakut, Haidar al-Abadi u bëri thirrje sot të gjitha blloqeve politike që të respektojnë rezultatin e zgjedhjeve parlamentare dhe tha se ai është i gatshëm që të bashkëpunojë në formimin e Qeverisë së re.

“I uroj të gjithë. Ne jemi të gatshëm që të bashkëpunojmë për të formuar një Qeveri të fuqishme, të pakorruptuar dhe që nuk është subjekt i agjendave të huaja”, tha ai gjatë një adresimi televiziv.

“Sipas Kushtetutës, ne kemi përgjegjësi që të udhëheqim me shtetin dhe ta mbrojmë atë derisa të formohet Qeveria e re”, tha al-Abadi.

Iraku mbajti zgjedhjet parlamentare të shtunën.

Rezultatet përfundimtare pritet të publikohen në ditët në vazhdim.

Kleriku shiit, Moqatada al-Sadr dhe lista elektorale që ai udhëhoqi, Sairun, sipas rezultateve paraprake, qëndron para Aleancës për Fitore të al-Abadit. Lista e al-Sadr po udhëheq në katër provinca, përfshirë edhe në kryqytet, Bagdad, ka njoftuar Komisioni i Zgjedhjeve.

XS
SM
MD
LG