Ndërlidhjet

Talibanët sulmojnë një qytet në perëndim të Afganistanit


Ilustrim

Kryengritësit talibanë kanë sulmuar qytetin Farah, që gjendet në perëndim të Afganistanit përgjatë kufirit me Iranin, duke vrarë dhe plagosur dhjetëra forca të sigurisë, thanë zyrtarët.

Dhjetëra pika të kontrollit të sigurisë afgane janë sulmuar në kryeqytetin e provincës Farah nga militantët talibanë tha Fared Bakhtawer, kryetar i këshillit provincial në Farah.

Ai tha se 30 anëtarë të forcave të sigurisë afgane janë vrarë ose plagosur deri më tani.

Një zyrtar i paidentifikuar i Qeverisë lokale tha se dhjetëra banorë kanë thënë se luftimet në mes të forcave të sigurisë dhe militantëve po zhvillohen rreth katër kilometra nga qendra e qytetit.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid ka marrë përgjegjësinë për këto sulme.

Mujahid tha se luftëtarët talibanë kanë nisur sulme në disa pika të kontrollit të forcave afgane në qytet.

Provinca Farah gjendet afër provincës Helmand, ku talibanët kanë nën kontroll disa qarqe.

XS
SM
MD
LG