Ndërlidhjet

Firma e paditur ruse hedh poshtë akuzat e këshilltarit Mueller


Këshilltari i posaçëm, Robert Mueller

Një kompani ruse, që ishte ndër të parat që u padit në hetimin e SHBA-së mbi ndërhyrjen në zgjedhjet presidenciale, e ka akuzuar këshilltarin e posaçëm, Robert Mueller aë po përpiqet që të bëjë që “krimi të jetë i besueshëm”, duke kriminualizuar “lirinë e shprehjes” në internet.

Në padinë e dorëzuar në një gjykatë në Uashington, kompania konsulente Concord, që kryesohet nga një bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin, ka hedhur poshtë akuzat e Mueller se ka mashtruar Qevernë amerikanëe, duke financuar një fushatë në mediat sociale gjatë zgjedhjeve presidenciale më 2016, me qëllim që të ndihmojë republikanin Donald Trump të zgjidhet president.

Concord akuzohet se ka financuar një kompani ruse me bazë në Shën Petersburg që ka drejtuar fushatën në mediat sociale, e cila, sipas hetuesve ka pasur për qëllim të nxitë mospajtime midis amerikanëve dhe të gjenerojë opinione në favor të Trumpit, duke denigruar kundërshtaren e tij demokrate, Hillary Clinton.

Kompania Concord kontrollohet nga Yevgeny Prigozhin, një biznesmen që njihet si njeri i afërt i Putinit. Ai ishte futur në listën e sanksioneve amerikane më herët gjatë këtij viti.

Avokatët e kësaj kompanie thonë se Departamenti amerikan i Drejtësisë nuk ka ofruar fakte për padinë.

“Nuk ka arsye që krime të tilla ekzistojnë sipas Kodit Kriminal”, thanë avokatët.

“Nuk ka asgjë që ka ndonjë lidhje në mes të ndonjë kandidati dhe Qeverisë ruse”, thonë tutje avokatët, duke shtuar se padia ndaj tyre “është për arsye politike, për të justifikuar ekzistencën e këshilltarit të posaçëm për të paditur rusët”.

Në muajin shkurt, Mueller ngriti padi ndaj Concord dhe 13 rusëve. Kjo ishte padia e parë e këshilltarit të posaçëm në hetimet për ndërhyrjen e dyshuar ruse në zgjedhje.

XS
SM
MD
LG