Ndërlidhjet

Zarif viziton Brukselin në përpjekje për të shpëtuar paktin bërthamor


Mohammad Javad Zarif
Mohammad Javad Zarif

Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif viziton sot Brukselin, në kuadër të turneut të tij botëror, për të kërkuar mbështetje për marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, në mes të Teheranit dhe gjashtë fuqive botërore.

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se janë tërhequr nga marrëveshja, e cila është nënshkruar në mes të Iranit, Rusisë, Kinës, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë.

Zarif do të takohet sot me shefen për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini dhe me homologët e tij nga Britania Franca dhe Gjermania, në përpjekje për të shpëtuar marrëveshjen, e cila i mundëson Teheranit lehtësim të sanksioneve në këmbim të frenimit të programit bërthamor.

SHBA ka akuzuar Iranin se ka shkelur marrëveshjen duke vazhduar testet e raketave balistike dhe mbështetjen e militantëve në Lindjen e Mesme. Irani thotë se programi bërthamor ka qëllime paqësore.

XS
SM
MD
LG