Ndërlidhjet

Koreja V. fton gazetarët në mbylljen e zonës së testimeve bërthamore


Pamje nga testimi i një rakete të Koresë Veriore. Foto nga arkivi

Koreja e Veriut do të ftojë gazetarët e Koresë së Jugut për të vëzhguar mbylljen e një zone të testimeve bërthamore më 23 maj dhe 25 maj, ka njoftuar Ministria e Bashkimit në Seul.

Gazetarët jugkoreanë do të fluturojnë më 22 maj për në Veri nga Pekini, së bashku me gazetarë të tjerë ndërkombëtarë, që do të përcjellin këtë ngjarje.

Më pas, Ministria njofton se ata do të udhëtojnë me tren për në vendin e testimeve bërthamore dhe do të kthehen në Jug më 26 ose 27 maj.

Koreja e Veriut ka thënë se do të shkatërrojë vendet e testimeve bërthamore, duke mbajtur zotimin për të ndërprerë testet bërthamore, përpara takimit në mes të Veriut dhe Shteteve të Bashkuara, që do të zhvillohet në Singapor.

XS
SM
MD
LG