Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Papa bën thirrje për “pajtim në Tokën e Shenjtë”


Papa Françesku

Papa Françesku thotë se “dialogu dhe pajtimi” janë të nevojshme në Tokën e Shenjtë dhe gjithë Lindjen e Mesme.

Ai u tha besimtarëve sot në Sheshin Shën Pjetri se “shpirtërisht” është bashkuar me lutjet që janë mbajtur të shtunën në Jerusalem, vend i cili, sipas tij, është i shenjtë për hebrenjtë, të krishterët dhe myslimanët.

Gjatë meshës së të dielës, Papa foli për situatën në Gaza dhe u lut që atje të arrihet paqja.

Autoritetet palestineze kanë thënë se më shumë se 110 palestinezë janë vrarë gjatë përleshjeve në mes të kufirit të Rripit të Gazës dhe Izraelit që prej muajit mars.

Protesta vdekjeprurëse në kufiri Gaza-Izrael pati edhe në ditën kur Shtetet e Bashkuara hapën amabasadën e tyre në Jerusalem.

XS
SM
MD
LG