Ndërlidhjet

Zaev beson se emri "Republika e Maqedonisë së Ilindenit" është ende në tavolinë


Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev
Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev gjatë të hënës është shprehur me dozë të lartë optimizmi sa i përket zgjidhjes së çështjes së emrit duke theksuar se propozimi “Republika Maqedonia e Ilindenit”, mbetet si mundësi për zgjidhjen e kontestit me Greqinë, edhe pas refuzimit të këtij propozimi nga Athina zyrtare.

Në vigjilje të takimit, shefave të diplomacive të Maqedonisë dhe Athinës do të zhvillojnë në New York më 24 dhe 25 maj me ndërmjetësuesin e Kombeve të Bashkuara Mathew Nimitz, kryeministri Zaev tha se propozimi Republika e Maqedonisë së Ilindenit mbetet akoma si opsion në tryeze të bisedimeve.

“Kemi arritur shumë përparim dhe nuk do të kthehemi në fillim”, tha kryeministri Zaev. Sipas tij, propozimi Republika e Maqedonisë së Ilindenit edhe më shumë e përforcon identitetin maqedonas duke e quajtur propozimin e fundit për të cilin tha se është i pranueshëm si propozim dinjitoz.

“Jemi afër. Unë besoj se mund të gjejmë zgjidhje, por ju bëj me dije se flasim për paketë dhe jo për pjesë të ndara. Nuk mund të pranohet ndërrimi i Kushtetutës për çfarëdo zgjidhje. Për këtë edhe pranuam të bëjmë ndryshime sepse është zgjidhje e cila nuk na nënvlerëson, ruan dinjitetin, ndërsa çështjet e identitetit janë të fiksuara dhe është për t’u vlerësuar” ka thënë Zaev.

Ndërkaq, ish shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Antonio Milloshovski deputet i partisë opozitare, VMRO DPMNE, ka kërkuar nga ministri a e Punëve të Jashtme e Maqedonisë që deputetëve t’u ofrohet proces verbali për rrjedhën e negociatave duke theksuar se VMRO DPMNE është kundër ndryshimit të kushtetutës.

“Është e vështirë të ndërtohet qëndrim përderisa nuk kemi propozim. Për këtë si Komision për politikë të jashtme kërkojmë nga Ministria e Jashtme të na i mundësojë shkresat mbi të cilat bazohet ky propozim i mundshëm që të mundemi të ndërtojmë qëndrim si deputet dhe Komision parlamentar”, tha Milloshovski.

Përderisa, versioni Republika e Maqedonisë së Ilindenit nuk ishte pjesë opsioneve për emër të ri të Maqedonisë që do të çonte kah zgjidhja e kontestit mes dy vendeve para se të bëhej i njohur si zgjidhje e pranueshme për palën greke dhe atë maqedonase në Samitin e Sofjes, mediat në Maqedoni kanë përcjellë qëndrimin e Athinës zyrtare se zgjidhja më e mirë që do të çonte kah arritja e mbylljes së kontestit është që të zgjidhet njëri nga emrat që i ka dorëzuar ndërmjetësuesi, i OKB-së Mathew Nimitz.

XS
SM
MD
LG