Ndërlidhjet

Guterres: Jam i shqetësuar pasi SHBA-ja anulon samitin me Korenë


Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka thënë se është "thellësisht i shqetësuar" pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, anuloi samitin bërthamor të parashikuar muajin e ardhshëm me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

"Unë jam thellësisht i shqetësuar nga anulimi i takimit të planifikuar në Singapor në mes të Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe Udhëheqësit të Koresë ", tha Guterres pasi paraqiti agjendën e re të OKB-së për çarmatim në Gjenevë.

"Unë u bëj thirrje palëve të vazhdojnë dialogun e tyre për të gjetur një rrugë", ka shtuar Gueterres.

Komentet e tij pasuan njoftimin e Trumpit se ka anuluar takimin e tij me Kin Jong Un.

XS
SM
MD
LG