Ndërlidhjet

Kina shpreh pakënaqësi për lundrimin e anijeve amerikane në ujërat e detit të saj


Ujërat e Ishujve Paracel.

Qeveria kineze ka shprehur “shqetësim të madh” pasi Shtetet e Bashkuara kanë dërguar dy anije luftarake në ujërat që Pekini i ka konsideruar se janë pjesë e territorit në Detin e Kinës Jugore.

Zyrtarët amerikanë janë cituar të kenë thënë se dy anije kanë arritur në Ishujt e kontestuar Paracel më 27 maj.

Ushtria kineze menjëherë ka nisur anijet luftarake për t’i “verifikuar dhe identifikuar” anijet amerikane, duke u kërkuar më pas të njëjtave të largohen, ka thënë ministria e Jashtme Kineze.

Ushtria amerikane kryen ato që i quan “liri të lundrimit”, duke shfrytëzuar të drejtën për të operuar në cilëndo zonë që konsiderohet e ligjshme sipas ligjit ndërkombëtar.

Kina ka integruar Ishujt Paracel në provincën e saj jugore Hainan.

Shtetet e Bashkuara kanë dënuar "militarizimin e vazhdueshëm" të Pekinit në Detin e Kinës Jugore, pasi autoritetet kineze kanë dërguar këtë muaj aeroplanë bombardues në bazën e saj kryesore në Paracel, të cilët kanë kapacitet për të mbajtur armë bërthamore.

XS
SM
MD
LG