Ndërlidhjet

LDK kritikon diplomacinë: "Është vënë në defanzivë "


Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti.
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti.

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, kritikoi diplomacinë kosovare, duke thënë se "është në defanzivë dhe është reduktuar në aktivitete për përmirësimin e imazhit" të presidentit Hashim Thaçi.

"Disa vende kanë dhënë shenja se do ta rishqyrtojnë njohjen e Kosovës. Nuk bëhet fjalë për njohje të reja. Sukses i diplomacisë kosovare sot konsiderohet parandalimi i tërheqjeve të njohjeve", tha Hoti në një postim në Facebook.

"Komprometimi më tutje i shtetit të Kosovës duhet të ndalohet sa më parë. Diplomacia e Kosovës duhet të kthehet në funksion të shtetit të Kosovës", tha Hoti.

Në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës thuhet se “Republika e Kosovës ka siguruar 116 njohje” dhe se “njohja ndërkombëtare e pavarësisë dhe e sovranitetit të Kosovës do të mbetet prioritet i Ministrisë së Punëve të Jashtme”.

XS
SM
MD
LG