Ndërlidhjet

Jahjaga: Institucionet dështuan në parandalimin e dhunës në  familje


Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, foto nga arkivi.
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, foto nga arkivi.

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se institucionet e Kosovës kanë dështuar në mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje.

Në një konferencë “Drejtësi për gratë e vrara në aktet e dhunës në familje”, në kuadër të festivalit, FemArt, Jahjaga ka thënë se është e zhgënjyer me mosveprimin e institucioneve kompetente në parandalimin dhe luftimin e kësaj dukurie.

“Ndjehem e zhgënjyer me institucionet përgjegjëse që nuk arrijnë t’i dënojnë dhe t’i sjellin para drejtësisë me kohë kryesit e këtyre veprave, ndjehem e pikëlluar për atë që humbin jetën si pasoj e dhunës së ushtruar ndaj tyre vetëm se janë gra”, ka shtuar tutje ajo.

XS
SM
MD
LG