Ndërlidhjet

Pakistani dhe India rikthejnë armëpushimin në Kashmir


Kashmir - foto arkivi
Kashmir - foto arkivi

Ushtritë e Pakistanit dhe Indisë thanë se janë pajtuar të ulin tensionet përgjatë Vijës së Kontrollit, që ndan rajonin e kontestuar të Kashmirit.

Shkëmbimi i zjarrit midis dy fqinjëve ka lënë dhjetëra civilë dhe ushtarë të vrarë që nga fillimi i vitit.

Në një deklaratë të lëshuar të mërkurën, ushtritë e Pakistanit dhe Indisë thanë se të dyja palët janë pajtuar që të zbatojnë plotësisht marrëveshjen për armëpushim, të vitit 2003.

Rajoni i Kashmirit është ndarë midis Indisë me shumicë hinduse dhe Pakistanit mysliman që nga fundi i sundimit britanik në vitin 1947.

Të dyja vendet e pretendojnë rajonin në tërësi dhe kanë luftuar dy luftëra për të.

Dy vendet - që të dy fuqi bërthamore - e akuzojnë vazhdimisht njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit.

XS
SM
MD
LG